Politikë
Jakup Krasniqi përfundon vizitën familjare në Prishtinë, niset drejt objekteve të EULEX-it
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka lënë pasditen e sotme banesën e tij në lagjen “Velania” në kryeqytet, duke i dhënë fund qëndrimit të tij tre-ditor në Kosovë, i cili u mundësua për arsye familjare.
Pas përfundimit të kësaj vizite të lejuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Krasniqi është nisur drejt objekteve të EULEX-it.
Gjatë largimit nga shtëpia e tij, ish-kryeparlamentari është shoqëruar nga zyrtarët e misionit të EULEX-it, të cilët kanë mbikëqyrur procesin e transferimit të tij pas përmbylljes së kësaj lejeje të posaçme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: