Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj, lirim të hapësirave të uzurpuara me vite

Redaksia Lajmetereja • 20-11-2026 16:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj, lirim të hapësirave të uzurpuara me vite
Qendra Klinike Universitare e Kosovës paralajmëroi rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj, duke thënë se prej vitesh janë të uzurpuara, ndërsa tash po u kthehen qytetarëve. Sipas QKUK-së , s’ka përfunduar verifikimi i pronësisë së oborrit dhe se së shpejti do të nisë lirimi i hapësirave të uzurpuara dhe rrënimin e objekteve pa leje. “Komisioni i posaçëm i QKUK-së, i formuar në mars të këtij viti, ka verifikuar gjendjen pronësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës, përmes ortofotove dhe planeve kadastrale. Sipas të dhënave kadastrale, brenda oborrit të QKUK-së nuk figuron asnjë pronë private. QKUK-ja u ka dërguar dy njoftime zyrtare shfrytëzuesve të lokaleve afariste dhe kioskave, duke u kërkuar të dëshmojnë bazën ligjore për shfrytëzimin e këtyre hapësirave. Asnjëri prej tyre nuk ka paraqitur certifikatë pronësie apo dëshmi se objekti është në proces legalizimi. Ndër dokumentet e dorëzuara ka pasur kontrata të skaduara dhe aktvendime të paregjistruara në kadastër”. QKUK-ja bëri të ditur se vendosmëria e saj është mbështetur edhe në terren nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të cilin tha se gjatë inspektimeve të ditëve të fundit “i ka vërtetuar konstatatimet e lartcekura”. “Me konfirmimet kadastrale dhe rekomandimet zyrtare si nga Inspektorati Komunal, ashtu edhe nga ai i MMPHI-së, menaxhmenti i QKUK-së tashmë ka në dorë të gjitha instrumentet ligjore dhe do t’i përdorë për t’ua kthyer pacientëve e qytetarëve pronën publike”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar