Aktuale
Incident i pazakontë në Itali: 35-vjeçari shqiptar përfundon në spital pas pickimit nga grerëza
Reklamë e Sponsorizuar
Një pushim i qetë për një kafe dhe ëmbëlsirë pranë portit të Ankonës në Itali ka marrë një kthesë dramatike për një 35-vjeçar shqiptar. Gjatë konsumimit të një ëmbëlsire me krem, ai është përballur me një situatë emergjente pasi është pickuar nga një grerëz që fshihej brenda ushqimit.
Sipas informacioneve të bëra publike, insekti kishte qëndruar mbi ëmbëlsirën e 35-vjeçarit pa u vënë re nga ky i fundit. Në momentin që ai ka kafshuar ëmbëlsirën, grerëza e ka pickuar në brendësi të gojës, duke i shkaktuar dhimbje të menjëhershme dhe të forta.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat kanë bërë vlerësimin fillestar të gjendjes shëndetësore të shqiptarit. Për shkak të rrezikut, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit, 'Torrette'.
Burimet mjekësore bëjnë me dije se pacienti është pranuar me kod urgjence të nivelit të mesëm. Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë duke i administruar medikamentet e nevojshme për të shmangur komplikacionet e mundshme, veçanërisht një reaksion alergjik të rëndë apo shok anafilaktik, që mund të rrezikonte seriozisht jetën e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: