Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vëllai i Jakup Krasniqit shpalos kujtimet me ish kryekuvendarin, i dërgon mesazh ish krerëve të UÇK-së

Redaksia Lajmetereja • 20-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vëllai i Jakup Krasniqit shpalos kujtimet me ish kryekuvendarin, i dërgon mesazh ish krerëve të UÇK-së
Publikuar më: Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqi që po pret rrugëve afër shtëpisë në Velani të Prishtinës, tash e tri ditë ta shoh vëllain, Jakupin që po qëndron në vizitë në Kosovë ka rrëfyer për raportin e afërt që kishte me të, kujtimet nga periudha e burgosjeve të tij, procesin gjyqësor në Hagë, pamundësinë për ta takuar gjatë vizitës së fundit së tij në Kosovë dhe mallin e madh që ka 87 vjeçari për vëllain, Jakupin.Krasniqi, thotë se ish kryekuvendari dhe ish zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte gjithmonë stoik kur bëhej fjala për atdheun, kurrë se kishte menduar largimin nga Kosova. Daut Krasniqi ka thënë se gjatë gjithë jetës ka qenë i pandarë me të vëllain, ndërsa ka treguar edhe për bisedat që kishin pasur në kohën kur Jakup Krasniqi ishte përballur me burgosjen nga autoritetet serbe. Por më rëndë se atëherë në burgjet serbe, Daut Krasniqi e ka përjetuar qëndrimin në paraburgim të vëllait në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Dhimbjen atij ia shtoi edhe ardhja e Krasniqit në Kosovë, të cilin e pa vetëm prej largu. Ai ka treguar se kishte shkuar për ta takuar Jakup Krasniqin, por ishte njoftuar se vizita mund të rrezikohej dhe kishte vendosur të largohej, në mënyrë që të mos ndikonte në vazhdimin e saj. “Për këto forca dhe të mos mundesh me u takuar me vëllezër, as me askënd, këtë nuk e kemi pritur… 01:47Unë shkova, i thanë vajzës që po vjen baca atje. Unë shkova dhe tha: ‘Po thonë që veç po prishet vizita’. I thashë: ‘Jo, unë për ta prish vizitën nuk vij’, edhe u ktheva.02:21A ka në botë dikund që të vijnë të huajt, të hyjnë në shtëpinë tënde, e policia jote të rrijë jashtë e të mos hyjë me ta?03:48Një orë ka pritur kur kanë ardhur pardje me kerr, edhe janë hyrë e kanë kontrolluar shtëpinë pa tanët (Policinë e Kosovës)”, ka thënë ai. Daut Krasniqi duke komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ka thënë më bindje që Specialja po i dënon çlirimtarët duke thënë se UÇK nuk ishte ushtri e rregullt por vullnetare. “Drejtësia e Evropës, po çfarë drejtësie ka Evropa? Për mua jo, sepse me u paguar gjykata për t’i dënuar çlirimtarët tanë, kjo nuk është drejtësi e Evropës. E kujt është, le ta dinë, e Rusisë dhe e Serbisë.05:49Këta nuk kanë qenë ushtri e rregullt, këta kanë qenë vullnetarë. Kush ka mundur të hyjë, ka hyrë”, ka thënë ai. Ai ka treguar se kur Jakup Krasniqi ishte paraqitur për herë të parë me uniformën e UÇK-së, ai ndodhej në Zvicër dhe ishte emocionuar kur e kishte parë duke iu bashkuar luftës për çlirimin e vendit. “Unë kam qenë në Zvicër kur ka dalë për herë të parë. E kam parë, ymri më është rritur kur e kam parë me uniformë. A ka gjë më të mirë sesa me dalë me mbrojtur vendin tënd? Unë nuk e di çka ka më mirë në jetë, por ja se si erdhi puna…08:20 Më patriotë tash kemi në Qeveri sesa ata që e kanë hequr shkau prej këtu. Tash, cilët janë më patriotë, ai që e ka hequr apo ti që po e mbron?…08:47Mua më dhimbën disa, ku kanë qenë, ku kanë ardhur e ku kanë shkuar. Le ta dinë mirë ata se i kanë tradhtuar shokët, e sot nuk u ndihet zëri hiç, ata e dinë vetë”, ka shtuar Krasniqi. Në fund të intervistës, Daut Krasniqi ka përcjellë edhe një mesazh për katërshen e UÇK-së në Hagë që duhet të qëndrojnë të fortë përballë kësaj situate. “Veç le ta bahen të fortë, e le ta dinë se çfarë populli kishit pas, e s’kishit pas për kon me luftu” Ai ka kujtuar se në një nga bisedat e tyre i kishte propozuar të vëllait më të vogël se ai të largohej për në Zvicër, por ky i fundit i kishte thënë se nuk e ka ndërmend ta lëshoj atdheun. “Pa u nda kurrë, veç kur na ka ndarë që është shkuar në burg, ama për këtë s’e kemi pritur. Dy herë në jetën time i kam thënë: kur ka hyrë për herë të parë, i kam thënë: ‘A e di ku je hyrë?’. Më tha: ‘Hajt, mos ki gajle’. Edhe shkoi në burg. Kur doli prej burgut, nuk i linin vend askund, e rrihnin përditë. Edhe i thashë: ‘Çohu more, dil në Zvicër’. Më tha: ‘Po të kisha dashur të ikja, unë kisha ikur në vitin 1981, por sa të jem gjallë, Kosovën nuk e lëshoj’. E tash e lëshoj prapë”, ka thënë ai. Duke folur për raportin me të vëllanë, Daut Krasniqi ka thënë se, ndonëse ishin tetë vëllezër, me Jakupin kishte pasur një afërsi të veçantë. Ai ka kujtuar edhe një vizitë që i kishte bërë gjatë kohës sa Jakup Krasniqi ishte në burg, duke përshkruar takimin përmes një dritareje të vogël me hekura dhe tela. “Me Jakupin kam qenë i pandarë, vallahi, po çka ke me ba. Jemi kanë tetë vëllezër, por me të dashnia ka qenë tjetër. Dhimbja e të gjithëve është e njëjtë, por dashnia tjetër… Disa ditë kur ka qenë në burg, kam shku. Një dritare e vogël, në hekura, krejt me tela. Thashë t’ia prek gishtin, ai e çoi dorën, grushtin. Polici nuk bëri zë, kurgjë”, ka theksuar ai. Jakup Krasniqi po qëndron në Kosovë që nga 18 nëntori i vitit 2026, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i kanë lejuar një vizitë të përkohshme për arsye bindëse humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi. Sipas raportimeve, atij i është lejuar të qëndrojë katër ditë në Kosovë, ku gjatë ditës qëndron pranë familjes në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ndërsa gjatë natës kthehet në objektet e EULEX-it, nën përcjelljen e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar