Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nga Turqia në Itali? Ernest Muçi lidhet me një kalim sensacional te Roma

Redaksia Lajmetereja • 20-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga Turqia në Itali? Ernest Muçi lidhet me një kalim sensacional te Roma
Sulmuesi kuqezi Ernest Muçi mund të bëjë një hap të madh në karrierë duke u transferuar në elitën e futbollit italian, Serie A, ku gjiganti roman duket se ka shfaqur interes konkret për shërbimet e tij. Sipas informacioneve që vijnë nga Italia, drejtuesit e Romës kanë nisur të mbledhin të dhëna për 25-vjeçarin. Një rol kyç në këtë pistë thuhet se ka luajtur edhe sulmuesi i njohur Mohamed Salah, i cili mësohet t'i ketë sugjeruar lojtarin shqiptar pronarëve të klubit roman, grupit “Friedkin”. Kjo kthesë vjen menjëherë pas deklaratës së bërë një natë më parë nga presidenti i Trabzonspor, Ertuğrul Doğan, i cili gjatë një paraqitjeje televizive konfirmoi se klubi kishte pranuar oferta zyrtare për tre nga lojtarët e skuadrës. Mediat në gadishullin Apenin kanë raportuar se profili i futbollistit ofensiv të Trabzonspor po ndiqet me vëmendje nga kryeqytetasit italianë, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me rekomandimin e bërë nga ish-sulmuesi i njohur egjiptian. Për të lënë të lirë yllin e Kombëtares shqiptare, drejtuesit e klubit turk kërkojnë të paktën 22 milionë euro. Trabzonspor nuk ka ndërmend të lëshojë pe lehtësisht për një lojtar që ka magjepsur me paraqitjet e tij që në nisje të këtij sezoni. Interesant është fakti se vetë Muçi, pak ditë më parë, ishte shprehur se do t’i kërkonte Mohamed Salah një rekomandim të mundshëm te Liverpooli, duke e lidhur sërish emrin e sulmuesit të njohur me aspiratat e tij ndërkombëtare. Ecuria fantastike e 25-vjeçarit në Superligën turke, ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 6 asiste në vetëm 10 takime, duke u përfshirë në 9 gola të skuadrës, konsiderohet si katalizatori kryesor që ka ndezur interesimin e verdhekuqve. Pas paralajmërimit të kreut të klubit turk, Ertuğrul Doğan, për oferta zyrtare, e ardhmja e Muçit mbetet në qendër të vëmendjes. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse ky interesim do të materializohet në tryezë, pasi Trabzonspor nuk preferon shitjen e liderëve të skuadrës gjatë merkatos së dimrit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar