Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kategoria e Parë gati për spektaklin e javës së 11-të, vëmendja te superdueli në Vlorë

Redaksia Lajmetereja • 20-11-2026 14:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kategoria e Parë gati për spektaklin e javës së 11-të, vëmendja te superdueli në Vlorë
E siguruar nga 'Lajmet e Reja', gara në Kampionatin e Kategorisë së Parë hyrë në një fazë vendimtare, ndërsa edicioni vijon me ndeshjet e javës së 11-të, të cilat do të ndahen në dy ditë, të dielën dhe të hënën. E diela, më 22 nëntor, do të shënojë startin e kësaj jave me tri sfida mjaft interesante që do të zhvillohen njëkohësisht në orën 13:30: Burreli–Pogradeci, Sopoti–Korabi dhe Oriku–Kukësi. Emocionet do të kulmojnë të hënën, më 23 nëntor, me tri përballjet e mbetura të këtij kalendari. Në orën 13:30 do të ngrihet sipari për ndeshjet Kastrioti–Besa dhe Besëlidhja–Iliria. Ndërkohë, vëmendja kryesore e sportdashësve do të jetë e përqendruar te supersfida Flamurtari–Bylis, e cila është planifikuar të nisë në orën 16:00 dhe konsiderohet si dueli më i rëndësishëm i kësaj i jave për shkak të peshës që ka në renditje. Kampionati i Kategorisë së Parë vazhdon të mbajë në tension tifozët, duke dhuruar rivalitet të fortë dhe emocione të papërsëritshme në luftën për arritjen e objektivave sezonale. Kalendari i plotë i ndeshjeve: Burreli–Pogradeci: 22.11.2026, 13:30 Sopoti–Korabi: 22.11.2026, 13:30 Oriku–Kukësi: 22.11.2026, 13:30 Kastrioti–Besa: 23.11.2026, 13:30 Besëlidhja–Iliria: 23.11.2026, 13:30 Flamurtari–Bylis: 23.11.2026, 16:00
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar