Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Real Madridi kompletohet para duelit me Celta Vigon: Vinicius rikthehet nga dënimi, yjet e dëmtuar jene gati

Redaksia Lajmetereja • 20-11-2026 14:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Real Madridi kompletohet para duelit me Celta Vigon: Vinicius rikthehet nga dënimi, yjet e dëmtuar jene gati
Pas përfundimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, skuadra e Real Madridit do të zbresë në fushë me organikën e plotë përballë Celta Vigos. Pavarësisht shqetësimeve fizike që pësuan Aurelien Tchouaméni, Bernardo Silva dhe Federico Valverde gjatë detyrave ndërkombëtare, trajneri Jose Mourinho do të ketë në dispozicion grupin e plotë, duke lënë jashtë vetëm lojtarët me dëmtime afatgjata si Rodrygo, Asencio dhe Mendy. Lajmi më pozitiv për shtabin teknik është rikuperimi i plotë i futbollistëve që u detyruan të linin grumbullimet e kombëtareve për shkak të lëndimeve, të cilët tashmë janë konfirmuar si të gatshëm për këtë përballje. Një tjetër rikthim i rëndësishëm për “Los Blancos” është ai i Vinicius Juniorit, i cili i bashkohet skuadrës në kampionat pasi ka shlyer pezullimin e tij prej katër ndeshjesh. Më poshtë gjendet lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Real Madridi për këtë ndeshje: Portierë: Courtois, Lunin, Mestre. Mbrojtës: Valverde, Dumfries, Trent, Konaté, Huijsen, Rüdiger, Militão, Cucurella, Carreras. Mesfushorë: Tchouaméni, Camavinga, Bernardo Silva, Güler, Bellingham dhe Thiago Pitarch. Sulmues: Mbappe, Diomande, Vinicius Junior, Endrick, Brahim Díaz dhe Espí.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar