Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

A është Roma kandidate për titull? Flet ish-legjenda e verdhekuqve

Redaksia Lajmetereja • 20-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
A është Roma kandidate për titull? Flet ish-legjenda e verdhekuqve
Ish-sulmuesi i njohur i Romës, Zbigniew Boniek, ka analizuar ecurinë e deritanishme të skuadrës nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit, teksa ka dhënë edhe disa sugjerime konkrete për merkaton e ardhshme të janarit gjatë një interviste për gazetën “Il Tempo”. “Roma ka bërë hapa para në çdo drejtim. Gasperini ka tashmë një vit eksperiencë më shumë në pankinë, çka i jep mundësinë të njohë më thellësisht ambientin dhe futbollistët. Skuadra shfaqet më bindëse në fushë dhe trajneri ka arritur të integruar të gjithë grupin në vizionin e tij. Ai ka rritur ndjeshëm parametrat fizikë, presingun dhe agresivitetin, duke u lënë hapësirë lojtarëve që të shfrytëzojnë zonat boshe dhe të rrezikojnë portën kundërshtare”, u shpreh Boniek. I pyetur drejtpërdrejt nëse kryeqytetasit mund të përfshihen në garën për Scudetto, polaku u përgjigj me një ton gazmor: “Këtë pyetje duhet t'ia drejtoni Interit. Zikaltrit mbeten ekipi më i kompletuar dhe me organikën më të pasur. Gjithashtu, nuk duhet harruar as Lazio, e cila ka komoditetin të konkurrojë vetëm në kampionat”. Më tej, ai shtoi se pavarësisht skepticizmit të të tjerëve, ai ka një qasje tjetër: “Shumë parashikojnë rënie të formës së tyre, por unë nuk e ndaj këtë mendim. Për Romën rëndësi ka të vijojë me këtë ritëm dhe të grumbullojë sa më shumë pikë të mundshme”. Në fund të bisedës, Boniek nuk la pa përmendur edhe nevojat e skuadrës në repartin e avancuar, duke propozuar një emër konkret për merkaton e dimrit: “Një alternativë shtesë në sulm do të ishte tejet e vlefshme, pasi do të lehtësonte rotacionin. Përveç kësaj, mua më pëlqen jashtëzakonisht shumë profil i Endrick, pasi bëhet fjalë për një futbollist me cilësi të larta”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar