Politikë
Punësimet e familjarëve në pushtet, aktivisti i vjetër i Vetëvendosjes shpërthen në kritika: Nuk jemi angazhuar për këtë
Reklamë e Sponsorizuar
Ardian Rraci, një nga anëtarët dhe aktivistët e hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka manifestuar hapur zhgënjimin e tij ndaj drejtimit që ka marrë subjekti politik në pushtet. Reagimi i tij vjen në vazhdën e zhvillimeve të fundit, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, bëri publike në seancën e Kuvendit listën me emrat e familjarëve të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes që janë punësuar në institucione.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rraci pranoi se nuk is ndjerë kurrë më i fyer dhe më i zhgënjyer gjatë gjithë rrugëtimit të tij si militant i kësaj partie, duke iu referuar skandalit të ndodhur në Kuvendin e Kosovës.
Ai shtoi se kurrë nuk e kishte imagjinuar se Lëvizja Vetëvendosje do të katandisej në këtë gjendje, ku të afërmit e pushtetarëve shfrytëzojnë frytet, angazhimin dhe djersën e aktivistëve të thjeshtë për të siguruar privilegje.
"Unë dhe shumë aktivistë të tjerë nuk jemi angazhuar për këtë Lëvizje që po e shohim sot në pushtet, ku familjarët e pushtetarëve gëzojnë privilegje falë mundit, sakrificës dhe besimit tonë", ka shkruar Rraci në profilin e tij.
Në mbyllje të reagimit të tij publik, aktivisti ka shprehur keqardhjen e thellë për realitetin e krijuar brenda radhëve të partisë që dikur premtonte ndryshim rrënjësor.
"Ne çfarë derexhe kemi ra…", ka përfunduar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: