Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Rifillon futbolli elitar në Maqedoni: Shkëndija e Haraçinës kërkon triumfin e radhës ndaj Bashkimit

Redaksia Lajmetereja • 20-11-2026 11:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rifillon futbolli elitar në Maqedoni: Shkëndija e Haraçinës kërkon triumfin e radhës ndaj Bashkimit
Pas një pauze dyjavore për shkak të angazhimeve të kombëtareve, sot rikthehen emocionet dhe sfidat në elitën e futbollit të Maqedonisë. Sot, duke filluar nga ora 13:00, do të luhet ndeshja hapëse e xhiros së 14-të, ku do të përballen Shkëndija e Haraçinës dhe Bashkimi i Kumanovës. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin e Çairit në Shkup. Në letër, skuadra vendase konsiderohet favorite, duke u nisur si nga pozita në renditjen tabelore, ashtu edhe nga përbërja cilësore e grupit. Shkëndija e Haraçinës synon të vazhdojë serinë e sukseseve pas fitores së arritur në xhiron e kaluar, dy javë më parë, kur triumfoi si mysafire ndaj Arsimit. Para këtij takimi, ekipi nga Haraçina pozicionet në vendin e pestë me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa kumanovarët ndodhen në vendin e tetë me 11 pikë në llogarinë e tyre. Megjithatë, pikët janë jetike për Bashkimin e Kumanovës. Skuadra mysafire pritet të japë maksimumin në fushë, pasi posedon ambiciet e veta, ndërkohë që kujdes i madh i duhet kushtuar formacionit që drejtohet nga Muarem Muaremi. Në fushën e gjelbër pritet një betejë e fortë dhe një ndeshje tejet e luftuar. Sfida paralajmërohet e vështirë, sidomos për shkak të gjendjes jo të mirë të terrenit në stadiumin e Çairit, por spektakli dhe emocionet nuk do të mungojnë. Në kuadër të xhiros së 14-të do të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera: Vardari – Tikveshi (13:00) Bregallnica – Struga Trim Lum (12:00), në Shtip. Shkëndija e Tetovës – Sileksi (13:00), në Arenën e Shkupit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar