Aktuale
Kushtet e motit ekstrem: Erërat e fuqishme lënë pas dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë në disa qytete
Reklamë e Sponsorizuar
Një valë erërash të forta ka përfshirë territorin e Kosovës gjatë ditës së enjte, duke shkaktuar probleme të shumta, dëme materiale në disa komuna dhe duke lënë zona të tëra pa furnizim me energji elektrike.
Në qytetin e Ferizajit situata ka qenë më kritike, ku si pasojë e motit të keq është lënduar një person. Po ashtu, erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme konsiderueshme në infrastrukturë, duke dëmtuar automjete, objekte afariste dhe ndërtesa publike.
Për shkak të rrezikut të paraqitur në terren dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës, kompania e distribuimit të energjisë KEDS është detyruar të ndërpresë furnizimin me rrymë në zonat e prekur për të parandaluar incidente më të rënda.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: