Humb jetën një person në aksident trafiku
Publikuar më: 17-08-2025 01:02
Pejë, 15 gusht 2025
Ju informojmë se me datën 15 gusht 2025, rreth orës 09:45, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Adrian Kransiqi’ nё Pejё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё kamion me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari dhe njё karrocё pёr persona me aftёsi tё kufizuara e cila drejtohej nga viktima.
Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i kamionit ishte duke qarkulluar nё atё rrugё, duke mos i kushtuar vёmendje pjesёmarrёsve tё tjerё nё komunikacion e ka goditur viktimën, i cili sipas ekipit mjkёsor ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa i dyshuari ndalohet pёr 48- orё.
🔙 Kthehu