Aktuale
Kreu i shtetit portugez uron Presidenten e Kosovës për marrjen e detyrës
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një mesazh urimi nga homologu i saj nga Portugalia, António José Martins Seguro, me rastin e nisjes së mandatit të ri drejtues.
Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, kreu i shtetit portugez, në emër të qytetarëve të vendit të tij dhe në rrafshin personal, i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet e sinqerta, duke i dëshiruar fat dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja shtetërore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: