Arrestohet në Suharekë një i kërkuar dhe i dënuar me një vit burg efektiv

Publikuar më: 17-08-2025 01:02
Prizren, 15.08.2025 Më datën 15.08.2025, si rezultat i një angazhimi ndërmjet Policisë së Inteligjencës dhe policëve nga Njësia Ndërlidhëse / Siguri për Gjykatë e Stacionit Policor të Suharekës, është arritur që të lokalizohet dhe të arrestohet i kërkuari N.S., nga fshati Samadraxhë, Suharekë. I njëjti ishte i kërkuar me letër-rreshtim të lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren – Dega në Suharekë. N.S. ishte i dënuar me aktvendim të plotfuqishëm të gjykatës me burgim prej një viti për shkak të kryerjes së veprave penale: “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I arrestuari, në bazë të vendimit të gjykatës përgjegjëse, u dërgua në vuajtje të dënimit. Policia mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët dhe të kryejë të gjitha detyrat ligjore, e që një ndër to është edhe zbatimi i urdhëresave të institucioneve të drejtësisë, si dhe arrestimi i personave të kërkuar.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu