Aktuale
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prishtinë: Dritaret shkëputen nga ndërtesa dhe godasin një veturë
Reklamë e Sponsorizuar
Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Matiqan të Prishtinës, si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë rajonin. Pjesë të dritareve të një ndërtese janë shkëputur nga vendi dhe kanë rënë mbi një veturë të parkuar aty pranë, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas informacioneve të siguruara nga terreni, për fat të mirë, përveç dëmeve në automjet, nuk raportohet për asnjë person të lënduar nga ky incident.
Ndërkohë, institucionet e rendit ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin. Erërat e fuqishme, të cilat kanë dominuar motin gjatë kësaj mbrëmjeje, kanë shkaktuar probleme dhe dëme të ndryshme materiale edhe në pjesë të tjera të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: