Afaristit të njohur që mbështeste VV-në, i shkyçen bizneset nga rryma, reagon ashpër: Punëtorët të shkojnë para qeverisë të kërkojnë llogari

Publikuar më: 17-08-2025 01:01
Publikuar më: Hamdi Malushaj, pronar i disa kompanive në vend, ka njoftuar se sot duke u bazuar në vendin e ZRrE-së, KEDS ia ka shyqyr nga rryma bizneset. Duke e publikuar vendimin e shkyçjes, a e ka kundërshtuar një verim të tillë, duke thënë se bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ftuar bashkëpunëtoret që të shkojnë dhe të protestojnë para qeverisë. “Edhe këtë e përjetuam! ⚠️Bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar, nën heshtjen e institucioneve dhe në bashkëpunim të hapur me ZRRE. Na shkëputën nga energjia elektrike, duke nxjerrë punëtorët tanë në rrugë! Këto veprime na rikujtojnë vendimet e padrejta të viteve ’90 – kur i forti vendoste mbi kurrizin e të dobëtit. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë, bizneseve dhe familjeve tona. 👉 Kërkojmë reagim urgjent dhe solidaritet – sot jemi ne, nesër mund të jeni ju! Ja vendimi dhe ma kan shkeput rrymen 1400 bashkpuntor ne rrug te cilve ju boj thirrje te shkojn para qeveris te kerkojn llogari dhe vende pune ne kushte te njejta!”, ka shkruar ai.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu