Sport
Ambasadori Dugolli në takim me kongresistin Wesley Bell: Fokus forcimi i partneritetit Kosovë-SHBA
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka zhvilluar një takim pune me kongresistin amerikan, Wesley Bell.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Ambasada e Kosovës në Uashington bëri të ditur se gjatë këtij takimi, ambasadori Dugolli ia ka përcjellë urimet e tij kongresistit Bell për rizgjedhjen në detyrë.
Po ashtu, palët kanë diskutuar për dinamikat e bashkëpunimit dypalësh, duke rikonfirmuar përkushtimin e ndërsjellë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: