Demaku: Haxhiu s’është unifikuese – VV-ja ka emra që mund ta bëjnë mirë punën e Kryetarit të Kuvendit

Publikuar më: 24-04-2025 22:02
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka thënë se kokëfortësia e Lëvizjes Vetëvendosje që të qëndrojnë me të njëjtën kandidaturë për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun, e bën të pamundur lëvizjen e PDK-së nga pozicioni që kanë. Demaku tha se është e moralshme që Haxhiu të tërhiqet nga kandidatura pasi tha se tri herë radhazi deputetët nuk e kanë votuar për të paren e Kuvendit. “Historia e Haxhiut tregon se ajo nuk ka qenë një politikane unifikuese. Një kandidat tjetër që do të ishte në frymën unifikuese, do të kishte bërë që edhe PDK-ja të ishte edhe më e gatshme për të dhënë kontributin e saj për formimin e institucioneve”. “Nuk mund të zgjedh emra brenda Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është punë e jona që të zgjedhim emra. Ata mund ta dinë se cilët janë ata emra, kanë emra që mund ta bëjnë shumë mirë punën e kryetarit ose kryetares së Kuvendit”, tha Demaku në Edicionin Special në Klan Kosova. Tutje, ai u shpreh se nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje po ndodhë edhe një dezinformim i një mase të qytetarëve se opozita e deridjeshme duhet t’ua votojë Kryetaren e Kuvendit. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu