Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Maqedonci dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për forcimin e institucioneve të Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 18:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Maqedonci dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për forcimin e institucioneve të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes. Maqedonci dhe Lopes kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe këtij misioni në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë. Përmes një postimi, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, si dhe përkushtimin për fuqizimin e institucioneve, garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore. Ai ka ritheksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar