Kronikë
Tensione para Kryeministrisë në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Reklamë e Sponsorizuar
Qytetarë dhe të rinj janë mbledhur këtë të enjte para Kryeministrisë në një tjetër protestë të radhës, duke vijuar kështu valën e tubimeve në muajt e fundit.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa edhe gjatë protestës po vijojnë me thirrjet e tyre.
Protesta ka nisur me tensione, pasi forcat e policisë që ndodhen në terren kanë kërkuar që ata të spostohen në anën tjetër të rrugës.
Kjo ka sjellë tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë deklaruar se po protestojnë paqësisht dhe se nuk do të largohen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: