Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kingji vlerëson kontributin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në përgatitjen e nënoficerëve

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 18:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kingji vlerëson kontributin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në përgatitjen e nënoficerëve
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Qendrën e Përgatitjes Profesionale të Nënoficerëve, me rastin e përfundimit të disa kurseve profesionale. Në këtë ceremoni morën pjesë kursantë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët përfunduan Kursin e Kryekapterit, Kursin e Avancuar dhe Kursin Bazë të Nënoficerit. Përmes një postimi në Facebook, Kingji theksoi rëndësinë e ndërtimit të një trupe profesioniste të nënoficerëve, të përgatitur për të udhëhequr me shembull dhe për të kontribuar në rritjen e gatishmërisë operacionale të njësive. “Investimi në zhvillimin e nënoficerëve është investim në lidership, profesionalizëm dhe gatishmëri operacionale”, ka shkruar Kingji. Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për ekipet e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit për mbështetjen dhe kontributin në rritjen e kapaciteteve profesionale të nënoficerëve shqiptarë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar