Sport
Sali takohet me komisionerin e OSBE-së, në fokus të drejtat e komuniteteve dhe reformat evropiane
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp.
Përmes një postimi në Facebook, Sali bëri të ditur se në takim është diskutuar për të drejtat e komuniteteve, marrëdhëniet ndëretnike dhe reformat evropiane.
Ai theksoi se Marrëveshja Kornizë e Ohrit mbetet themel i shoqërisë multietnike, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të të drejtave gjuhësore dhe përfaqësimit adekuat e të drejtë në institucionet publike.
Sipas Salit, integrimi evropian lidhet edhe me krijimin e mundësive të barabarta, mbrojtjen nga diskriminimi dhe forcimin e besimit ndërmjet komuniteteve.
Ai bëri të ditur se bashkëpunimi me OSBE-në do të vazhdojë me synimin për të arritur rezultate konkrete për të gjithë qytetarët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: