Politikë
Maqedonia e Veriut dhe Gjermania diskutojnë thellimin e bashkëpunimit dypalësh
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me Christoph Israng, drejtor për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Përmes një postimi në Facebook, Sali bëri të ditur se në takim është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, zbatimin e Agjendës së Reformave dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Ai theksoi se Gjermania është partner strategjik dhe mbështetëse e rëndësishme e rrugëtimit evropian të vendit.
Sali nënvizoi se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita, ndërsa reformat duhet të sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.
Në këtë kontekst, ai vlerësoi mbështetjen gjermane përmes GIZ-it në zbatimin e Agjendës së Reformave, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në fund, Sali theksoi angazhimin për rezultate të matshme, partneritete më të forta dhe avancimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: