Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Artistja e njohur shkruan: “Sot, më tepër se kurrë, zemrat tona janë me ty, zonja Sevdije”

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 18:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Artistja e njohur shkruan: “Sot, më tepër se kurrë, zemrat tona janë me ty, zonja Sevdije”
Lajmi për ardhjen në shtëpinë e tij në Prishtinë të ish-kryekuvendarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, për “arsye humanitare”, siç kishin deklaruar nga Dhomat e Specializuara të Hagës, ka disa orë që është kryefjala në mediat shqiptare. Më pas u kuptua se arsyeja e ardhjes së tij ishte në të vërtetë gjendja jo e mirë shëndetësore e bashkëshortes së tij. Ndërkohë, të gjithë po mundohen, në mënyra të ndryshme, qoftë edhe virtualisht, t'i japin forcë atij. Por ne pamë edhe një status që këngëtarja e njohur e muzikës së bukur shqipe, Hajrie Preniqi Gashi, kishte shkruar shumë orë më parë në rrjetin e saj social: “Sot, më shumë se kurrë, zemrat tona janë me ju, zonja Sevdije!”,duke i bashkëngjitur edhe një ikonë të zemrës së kuqe dhe dy duar në formë lutjeje, si dhe duke postuar fotografinë që ju po e shihni. Ne mësojmë se bashkëshortja e z. Krasniqi dhe këngëtarja janë shoqe të mira me njëra-tjetrën. Madje, zonja Sevdije është edhe një adhuruese e flaktë e muzikës që artistja këndon dhe ka kënduar ndër vite. Gjithashtu, mësojmë se, duke qenë mikesha të mira, ajo mori pjesë dhe ishte e ftuar në koncertin recital të artistes, gjatë verës në Obiliq. Ne, me gjithë zemër, i urojmë shërim të shpejtë gruas së fortë të ish-luftëtarit Jakup Krasniqi, ndërsa atij i urojmë lirim të shpejtë dhe kthim në Kosovë, ku të dy mund të kënaqen duke dëgjuar dhe ndjekur muzikën e artistes, si dhe shumë koncerte të artistëve të tjerë shqiptarë, kudo e ngado.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar