Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Komuna e Obiliqit diskuton Planin e Integritetit, synohet forcimi i transparencës

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 18:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Komuna e Obiliqit diskuton Planin e Integritetit, synohet forcimi i transparencës
Në Komunën e Obiliqit është mbajtur diskutimi publik për Planin e Integritetit, dokument që synon forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit institucional në administratën komunale. Diskutimi u udhëhoq nga Behar Gashi, kryetar i Komisionit për Hartimin e Planit të Integritetit, ku u trajtuan çështje që ndërlidhen me identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve të korrupsionit, përmirësimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, si dhe avancimin e standardeve të etikës profesionale. Plani i Integritetit synon të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të administratës komunale, forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet lokale dhe promovimin e qeverisjes së përgjegjshme. Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në promovimin e transparencës dhe integritetit institucional, si dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar