Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Habit Maran te Kombëtarja: Edhe Finlanda pati vështirësi ndaj San Marinos

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 21:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Habit Maran te Kombëtarja: Edhe Finlanda pati vështirësi ndaj San Marinos
Kombëtarja e Shqipërisë ka mposhtur San Marinon me rezultatin 0:3 në transfertë. Tashmë kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve, me 6 pikë pas dy raundesh. Pas ndeshjes foli trajneri Rolando Maran, i cili u shpreh se Finlanda pati vështirësi ndaj San Marinos. Në anën tjetër, Finlanda e mposhti me rezultatin 0-7 San Marinon në transfertë. “Mendoj se ka qenë formë për të kursyer edhe forcat. Janë katër ndeshje njëra pas tjetrës. Jam i lumtur për rezultatin, mund të kishim bërë më tepër për paraqitjen. Kemi pasur posedimin e topit, mund të ishim futur më mirë në pjesën e dytë dhe të kishim raste më tepër. Në total jam i lumtur. Janë disa ndeshje ku në fakt janë edhe emocionet e një debutimi të tillë. Ndeshje të vështira, e kanë menaxhuar mjaftueshëm mirë. Nuk ka kundërshtar të thjesht në raste të tilla. Edhe Finlanda pati vështirësi në centimetrat e fundit ndaj San Marinos. Jemi ruajtur pak, për shembull Kristjan Asllani kishte një karton. Pas pjesës së parë u zëvendësuar dhe Gjimshiti. Është çështje e menaxhimit të skuadrës”, u shpreh trajneri i Kombëtares.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar