Arrestohet një person i dënuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Publikuar më: 10-08-2025 01:02
Prishtinë, 07 gusht 2025 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj nga veprimet e marra nga njësitë e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, mbrëmë është arritur arrestimi i personit të kërkuar: ·B.C, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2.6 vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi”. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu