Drejtori i Përgjithshëm i PK-së takon shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë me bashkëpunëtorë
Publikuar më: 10-08-2025 01:02
Prishtinë 7 gusht 2025
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, takoi sot Ambasadorin e OSBE-së z. Gerard McGurk me bashkëpunëtorët e tij. Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së drejtori Hoxha i dëshiroi z. Welsing mirëseardhje si Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në misionin e OSBE-së. Gjatë këtij takimi u ri konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Policisë së Kosovës dhe OSBE-së si dhe u diskutua për mënyrën e avancimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Policia e Kosovës është falënderuese dhe shprehu mirënjohjen për misionin e OSBE-së për përkrahjen e vazhdueshme ndaj PK-së ndër vite.
🔙 Kthehu