Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Rrëfimi tronditës i ish-kapitenit zikaltër: Përballja me depresionin dhe dridhja e këmbëve në tunelin e 'San Siros'

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 12:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rrëfimi tronditës i ish-kapitenit zikaltër: Përballja me depresionin dhe dridhja e këmbëve në tunelin e 'San Siros'
Ish-mbrojtësi i njohur i Interit, Andrea Ranocchia, ka sjellë në vëmendje një rrëfim të hapur për të pëuajturat dhe sfidat e mëdha gjatë karrierës së tij sportive, duke nisur nga dëmtimet e rënda e deri te ngritja e trofeut kampion me fanellën e klubit milanez, në një intervistë të dhënë për gazetën e njohur italiane “Il Corriere della Sera”. "Kalimi te Interi ishte kurorëzimi i një ëndrre të madhe. Megjithatë, vetëm dymbëdhjetë muaj më parë, kur isha pjesë e Barit, kisha pësuar këputje të ligamenteve të kryqëzuara, çka bëri që të humbisja mundësinë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 2010", u shpreh ai. Ai gjithashtu kujtoi se periudha e tij në Milano u përkoi me fundin e ciklit të gjeneratës së artë që kishte fituar tripletën. Largimi i presidentit Massimo Moratti dhe ndryshimet e shpeshta në stolin e trajnerit sollën një fazë tranzicioni. *** Atmosfera brenda skuadrës ishte mbushur me paqartësi dhe tension të vazhdueshëm. Ranocchia pranoi se ngarkesa psikologjike kishte marrë përmasa të rënda. "Mbretëronte një kaos i vërtetë dhe ndjenja e pafuqisë ishte e pranishme kudo. Nisja drejt qendrës stërvitore ishte shndërruar në një ankth të vërtetë për mua. Vetëbesimi im kishte rënë në pikën zero dhe shpesh pyesja veten nëse do të mund të luaja më futboll, qoftë në nivelet e larta apo gjetkë. Nuk e njohja më veten", tha ai. Presioni i publikut dhe i mediave shtohej dita-ditës. Duke qenë ndër lojtarët me jetëgjatësinë më të madhe në ekip, ai u shndërrua në cakun kryesor të pakënaqësive për ecurinë negative. "Ballafaqimi me fyerjet dhe vërshëllimat në stadium, në rrugë dhe në platformat digjitale ishte tejet i vështirë për t'u përballur", shtoi mbrojtësi. *** Vështirësitë në fushën e blertë u reflektuan pashmangshëm edhe në jetën e tij personale, duke i marrë qetësinë dhe dëshirën për të qenë pjesë e shoqërisë. "Humba çdo lloj ekuilibri. Nuk ndihesha aspak mirë dhe shmangia çdo dalje nga shtëpia. Po kaloja një fazë të rëndë depresioni dhe apatie, ku gjithçka kishte humbur kuptimin e saj. Kjo gjendje emocionale pasqyrohej drejtpërdrejt edhe në paraqitjet e mia në fushë. Në momentet kur po përgatitesha të dilja para tifozëve në tunelin e 'San Siros', këmbët më dridheshin nga ankthi", zbuloi ai. Një nga plagët më të mëdha emocionale mbetet mënyra se a u njoftua për heqjen e shiritit të kapitenit. "Mësova se kisha humbur shiritin e kapitenit vetëm pak para ndeshjes së parë miqësore. Kur hyra në dhomat e zhveshjes, pashë se ai nuk ishte më te fanella ime, por te ajo e Mauro Icardit", tregon ai me keqardhje. *** Kthesa e madhe dhe rruga e rimëkëmbjes nisën vetëm atëherë kur ai vendosi të kërkojë mbështetje të specializuar nga jashtë ambientit të klubit. "Vendosa t'i besoja një psikologu dhe pranova dobësitë e mea pa e gjykuar veten. Edhe eksperienca jashtë vendit më ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Arrita ta shihja futbollin sërish me sytë e fëmijërisë, si një pasion të pastër, duke u përqendruar vetëm te loja. Për më tepër, duke mos njohur gjuhën angleze në fillim, e kisha më të lehtë të shkëputesha nga komentet e jashtme", u shpreh ai me të qeshur. Pas rikthimit në radhët e zikaltërve, një mbështetje e veçantë erdhi edhe nga trajneri i asaj kohe, Luciano Spalletti. "Gjatë seancave stërvitore, një tifoz nisi të më fyenkte dhe Luciano u nis menjëherë drejt tij për t'u sqaruar. Për fat, gardhi na ndante. Do t'i jem përjetë mirënjohës për atë gjest mbrojtës", përfundoi Ranocchia.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar