Sport
Barcelona shpreh pakënaqësi për situatën e Raphinhas, flet Deco: Ja e vërteta e marrëdhënieve me Brazilin
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi katalanas i Barcelonës është përballur me momente tensioni dhe pakënaqësie, pasi Federata Braziliane e Futbollit vendosi ta mbajë sulmuesin Raphinha në grumbullim, pavarësisht faktit se ai ishte i pezulluar për ndeshjen e dytë miqësore kundër Singaporit.
Futbollisti u ndëshkua me karton të kuq në takimin e humbur përballë Japonisë. Megjithatë, në vend që të lejohej të kthehej më herët në Spanjë për të fituar minuta pushimi, u vendos që ai të mbetej nën urdhrat e kombëtares braziliane.
Pavarësisht zërave për përplasje, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka hedhur poshtë çdo spekulim mbi ndonjë ftohje raportesh apo konflikt mes dy institucioneve.
"Kemi biseduar me Federatën Braziliane. Kam një bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mirë me drejtorin e tyre sportiv, ndaj e kemi sqaruar këtë çështje. Lojtari ka vazhduar stërvitjet rregullisht dhe nuk ekziston asnjë problem mes nesh", u shpreh Deco gjatë një interviste për Catalunya Ràdio.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: