Politikë
Kuvendi i Kosovës hap punimet: Në tryezë rishqyrtimi i Ligjit për Gjykatën Speciale dhe çështje të tjera të nxehta
Reklamë e Sponsorizuar
Ka filluar vazhdimi i seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, e cila, pavarësisht paralajmërimit për ora 10:00, u hap me një orë e gjysmë vonesë. Në këtë mbledhje legjislativi pritet të shqyrtojë tri çështje kyçe për vendin.
Në qendër të vëmendjes është rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili është rikthyer sërish për shqyrtim nga presidentja e Kosovës.
Krahas kësaj pike, agjenda e deputetëve parasheh edhe votimin e dy propozim-rezolutave të rëndësishme. E para vjen pas interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me skandalin e mosmarrjes së terapisë për katër muaj nga një paciente me kancer gjiri, si dhe për mungesën e vazhdueshme të barnave onkologjike.
Ndërkaq, rezoluta e dytë lidhet ngushtë me mocionin përmbajtësor mbi situatën aktuale në planifikimin, formimin e çmimeve dhe mbarëvajtjen e furnizimit me energji elektrike në territorin e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: