Botë
Thirrje për shkarkimin e Marta Kos: Skandali me këngën nacionaliste dhe rreziqet gjeopolitike për Kosovën
Reklamë e Sponsorizuar
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, po përballet me kërkesa të forta për dorëheqje të menjëhershme nga kjo detyrë e lartë e Bashkimit Evropian, pas përfshirjes në një skandal lidhur me këngën me tone nacionaliste “Oj Kosovo, oj Kosovo”.
Në kohën kur Republika e Kosovës po përpiqet të sigurojë statusin e vendit kandidat – një proces i nisur katër vite më parë – ajo sërish ka mbetur jashtë agjendës. Për më tepër, mungoi çdo nismë kulturore apo muzikore nga ana e BE-së që do të promovonte afrimin e popujve përmes paqes dhe bashkimit, duke lënë përshtypjen e një anashkalimi të vazhdueshëm.
Ngjarja në fjalë mbart përmasa shqetësuese dhe mund të prodhojë pasoja të rënda diplomatike. Kjo situatë rrezikon të ndikojë te njohjet e reja ndërkombëtare, të cilat mbeten të vështira për t'u arritur, sidomos për shkak të pesë vendeve të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën, të ndikuara nga aleatë që i kontrollojnë në rrafshin diplomatik, ekonomik dhe ushtarak.
Në krye të këtij ndikimi qëndron Rusia e Vladimir Putinit, e cila synon të ruajë kontrollin mbi disa shtete evropiane, veçanërisht mbi Serbinë. Kjo e fundit vazhdon të ndjekë një politikë të dyfishtë mes BE-së dhe Moskës, duke mos hequr dorë kurrë nga aleanca ruse dhe duke mbajtur peng paqen e sigurinë në Ballkan dhe Evropë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës duhet t'i drejtohet Brukselit me një letër zyrtare. Edhe pse ende jo anëtare, Kosova shtrihet në hapërsirën gjeografike evropiane dhe luan një rol kyç për stabilitetin e kontinentit. Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj paqes, pavarësisht provokimeve dhe sulmeve të njëpasnjëshme nga fqinji verior, siç ishte rasti i agresionit në Banjskë, që kishte për qëllim aneksimin e veriut dhe nxitjen e konflikteve etnike nën regjinë e ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili pretendohet se ka humbur zgjedhjet e fundit përballë “Listës Studentore”.
Lidhur me qëndrimin e Komisioneres Marta Kos, ajo duket se beson se një falje e thjeshtë mjafton për të kaluar një skandal kaq të rrezikshëm. Rrethanat aktuale kërkojnë përgjegjësi të lartë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si në rajon ashtu edhe në gjeopolitikën globale.
Nën dritën e lëvizjeve të fuqive të mëdha, zhvillimet aktuale paralajmërojnë rreziqe për vendet e vogla, interesat e të cilave shpesh nuk përputhen me planet e superfuqive për një zgjidhje globale të paqes, duke i lënë ato në pozita të ndjeshme.
Edhe pse mund të mos jetë momenti më i përshtatshëm për t'i kërkuar Parlamentit Evropian shkarkimin e zonjës Kos, e kaluara e saj diplomatike dhe përfoljet rreth karrierës së saj paraqesin interes dhe njëkohësisht rreziqe për të ardhmen e Republikës së Kosovës dhe barazinë e saj në arenën evropiane.
Ndër pretendimet e qarkulluara, ajo përshkruhet si ish-bashkëpunëtore e shërbimit sekret serb BIA, madje duke u përmendur edhe një numër matrikullimi që kinse e dëshmon këtë, pretendime këto që megjithatë kërkojnë verifikim të thellë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: