Kronikë
Zjarri përfshin shkurre e kallamishte pranë banesave në Kardhiq, zjarrfikësit ndërhynë menjëherë
Reklamë e Sponsorizuar
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:35, në zonën e Urës së Kardhiqit, në Gjirokastër. Për ngjarjen është njoftuar edhe Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër.
Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes është nisur menjëherë grupi i ndërhyrjes, i cili ka konstatuar një zjarr me përmasa të konsiderueshme, të përhapur në barishte, shkurre dhe kallamishte.
Flakët ndodheshin në afërsi të banesave dhe disa magazinave, duke rrezikuar përhapjen drejt zonës së banuar.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe objekteve përreth. Fatmirësisht, zjarri është shuar plotësisht dhe nuk raportohet për dëme materiale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: