Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryeministri Kurti: Momente jashtëzakonisht të dhimbshme për familjen Krasniqi, jemi pranë tyre

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Kurti: Momente jashtëzakonisht të dhimbshme për familjen Krasniqi, jemi pranë tyre
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me vizitën e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në Kosovë, e cila u realizua për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Ai e ka cilësuar këtë si një rrethanë tejet të rëndë për familjen Krasniqi, duke theksuar se institucionet dhe qytetarët qëndrojnë pranë tyre në këtë periudhë sfiduese. "Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi. Në këto momente të vështira natyrisht se të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur, në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim se të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi," u shpreh kryeministri. Kujtojmë se Jakup Krasniqi ka mbërritur në Kosovë për një vizitë pranë familjarëve të tij, ndërsa kjo lëvizje po zhvillohet nën masa të rrepta dhe të shtuara sigurie, të koordinuara nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar