Nesër temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Publikuar më: 10-08-2025 01:02
Të dielën, moti do të jetë i kthjellët dhe me diell.
Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 12°C deri në 16°C, ndërsa ato të pasdites do të arrijnë mes 32°C dhe 36°C.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri 3 m/s.
Indeksi UV do të jetë në nivele të larta, ndaj rekomandohet që të ndiqen udhëzimet nga IKSHP për të minimizuar rrezikun nga ekspozimi në diell.
Nacionale Facebook
🔙 Kthehu