Politikë
Zhvillime urgjente në Prishtinë: Kurti takon drejtuesit e PDK-së, Vlora Çitaku dhe Bedri Hamza
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim zyrtar në ndërtesën e Ekzekutivit ushtruesen e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, si dhe ish-kryetarin e kësaj force politike, Bedri Hamza.
Kjo ngjarje politike vjen në një moment mjaft delikat, pikërisht në ditën kur Kuvendi i Kosovës është thirrur të shqyrtojë sërish projektligjin për Dhomat e Specializuara, pasi i njëjti ishte kthyer për rishqyrtim nga Presidentja e vendit.
Sipas agjendës zyrtare të legjislativit, deputetët do të vendosin sot lidhur me Ligjin nr. 11/L-001, i cili parasheh ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: