Sport
Kosova ndër pesë shtetet kryesore evropiane për rend dhe ligj, renditet e 14-ta në botë
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në fushën e sigurisë, duke u pozicionuar ndër pesë shtetet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në shkallë globale, sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit për vitin 2025 të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Gallup.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili nëpërmjet një postimi ka bërë të me dije se vendi ynë ka grumbulluar gjithsej 90 pikë në aspektin e perceptimit të sigurisë dhe besimit qytetar te rendi dhe ligji, duke lënë pas edhe mesataren botërore.
Sveçla e ka vlerësuar këtë arritje si një tregues tejet pozitiv për shtetin, duke ia dedikuar atë punës së palodhur të institucioneve të sigurisë dhe përkushtimit të përditshëm të zyrtarëve në mbrojtje të rendit dhe qetësisë publike.
Sipas kreut të MPB-së, ky pozicionim dëshmon qartë angazhimin e pandërprerë të institucioneve për forcimin e sigurisë për çdo qytetar, si dhe rolin aktiv që luan Kosova në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal e evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: