Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Zvicra planifikon taksë shtesë për cigaret elektronike dhe produktet me nikotinë

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 06:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Qeveria e Zvicrës synon të vendosë taksë parandaluese edhe për cigaret elektronike dhe produktet e tjera me nikotinë, duke i përfshirë ato në të njëjtin sistem të kontributeve që aktualisht zbatohet për cigaret tradicionale. Propozimi është bërë nga Këshilli Federal në kuadër të përpjekjeve për të forcuar parandalimin e varësisë nga duhani dhe nikotina. Aktualisht, që nga viti 2024, cigaret elektronike i nënshtrohen tatimit federal mbi duhanin, por nuk paguajnë kontributin për Fondin e Parandalimit të Duhanit. Qeveria vlerëson se kalimi gjithnjë e më i madh i konsumatorëve nga cigaret tradicionale te produktet alternative po zvogëlon të ardhurat e këtij fondi, shkruan Swissinfo. Sipas Këshillit Federal, produktet e reja me nikotinë paraqesin gjithashtu rreziqe për shëndetin, veçanërisht për shkak të përhapjes së tyre te të miturit dhe të rinjtë. Për këtë arsye, propozohet që kontributi për parandalimin e konsumit të duhanit të zgjerohet edhe për cigaret elektronike dhe produktet si snus-i, transmeton Telegrafi. Aktualisht, për çdo paketë cigareje tradicionale të shitur në Zvicër, 2.6 cent shkojnë në Fondin e Parandalimit të Duhanit. Mjetet e mbledhura përdoren për financimin e projekteve dhe masave që synojnë uljen e konsumit të duhanit dhe nikotinës, ndërsa 20% e të ardhurave ndahen për projekte sportive dhe aktivitete fizike. Ndryshimi i propozuar pritet të shqyrtohet në kuadër të rishikimit të ardhshëm të Ligjit Federal për Tatimin e Duhanit. Megjithatë, autoritetet zvicerane ende nuk kanë përcaktuar një datë konkrete për hyrjen në fuqi të masës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar