VV-ja mban takim 3 orësh për Hartën Zonale të Mitrovicës, nuk vendosin nëse janë PRO ose KUNDËR

Publikuar më: 24-04-2025 19:32
Publikuar më: Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbledhur sonte asamblistët dhe disa deputetë nga Mitrovica, për të diskutuar për Hartën Zonale. Diskutimet erdhën pasi për të hënën kalimi i kësaj Harte është pikë e rendit të ditës, shkruan “Jepi zë”. Nga informacionet brenda takimit, mësohet se u diskutua për tri orë, nga 18:00 kur nisi mbledhja dhe zgjati deri në orën 21:00. Edhe pse takim i gjatë, nuk u mor ndonjë vendim. Nga “frika” se mund të dalë informacioni i vendimit të partisë, ai u shtye deri në ditën e seancës. Kujtojmë se Harta Zonale është temë prej vitesh dhe tani po ngjallë zëra kur është afruar votimi i saj. Sipas planit, Harta Zonale e mbush banesa zonën tek Liqeni, Bairin dhe Tavnikun.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu