21-vjeçari kosovar vdes në vendin e tij të punës në Itali
Publikuar më: 03-08-2025 01:02
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Villadossola të Italisë, ku humbi jetën punëtori kosovar Pashtrik Krasniqi, sipas Rai News, përcjell Klankosova.tv.
21-vjeçarin e mbyti kontakti me energjinë elektrike teksa po çmontonte një skelë në një ndërtesë.
Dyshohet se ai preku një kabllo të dëmtuar të energjisë elektrike e që rezultoi të ishte fatale për të, pasi as ndihma mjekësore nuk mundi ta shpëtonte.
Në vendngjarje ndërhynë karabinierët dhe inspektorët e sigurisë në punë.
🔙 Kthehu