Aktuale
Jashari titullar, Zvicra i jep goditje të fortë Skocisë në Ligën e Kombeve
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja mes Skocisë dhe Zvicrës, e vlefshme për xhiron e dytë në Ligën B të Kombeve, ka nisur me tensione dhe kthesa të papritura që në minutat e para të takimit.
Arbitri i sfidës është detyruar të nxjerrë kartonin e kuq që në minutën e 11-të, duke ndëshkuar mbrojtësin skocez Jack Hendry dhe lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.
Menjëherë pas këtij momenti, në minutën e 12-të, zvicerani Ricardo Rodriguez ka shfrytëzuar më së mirë një goditje dënimi. Ai ka ekzekutuar në mënyrë përrallore, duke dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës me një goditje fenomenale, e cila ka zhbllokuar rezultatin duke kaluar Zvicrën në epërsi 0:1.
Në këtë ndeshje, mesfushori shqiptar Ardon Jashari është përfshirë në formacionin titullar dhe po zhvillon një paraqitje mjaft pozitive në fushën e gjelbër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: