Arrestohet në Vushtrri një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Publikuar më: 03-08-2025 01:02
Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Në njoftimin e policisë thuhet ai ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, përcjell Klankosova.tv. “Në orët e paraditës të datës 30.07. 2025,  Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës”. “Arrestimi i të  kërkuarit është realizuar në vendbanimin e tij, pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive nga Gjykata dhe ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftim.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu