Aktuale
Fenomeni Yamal nuk ndalet: Ylli spanjoll ndëshkon Kroacinë që në sekondat e para
Reklamë e Sponsorizuar
Lamine Yamal vazhdon të dëshmojë se pëfaqëson një nga talentët më të jashtëzakonshëm të brezit të ri, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e dytë të sfidës mes Spanjës dhe Kroacisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sulmuesi i talentuar kaloi spanjollët në avantazh të hershëm në stadiumin “Ramón Sánchez-Pizjuán” të Sevillës, duke vulosur një nisje ëndrrash për kombëtaren e tij.
Rrjedha e aksionit nisi nga krahu i majtë i fushës, për të kaluar më pas te Yamal, i cili shfrytëzoi hapësirën nga skaji i zonës për të depërtuar në qendër dhe, me një goditje të menjëhershme, mposhti portierin Dominik Livaković.
Ky realizim përfaqëson një tjetër moment kyç për futbollistin e Barcelonës, i cili kishte gjetur gjithashtu golin që në minutën e dytë kundër Anglisë në takimin e mëparshëm të këtij kompeticioni, ku Spanja arriti një përmbysje spektakolare 3-2 në stadiumin “Wembley”.
Përmes këtij goli ndaj kroatëve, Yamal konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme dhe ndikimin vendimtar te “Furia Roja”, e cila ka nisur këtë edicion të Ligës së Kombeve me objektivin e qartë për të shtuar një tjetër trofe prestigjoz në palmaresin e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: