Hekuran Murati bëhet “hor” me llogaritjet e tij: Ekonomistët e pyesin – A i bije që tash në vend të 100 bukëve, po i blejmë veç 50?
Publikuar më: 03-08-2025 01:01
Publikuar më:
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka arritur shifrën rekord prej 10.7 miliardë eurove.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rrukiqi, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili është krenuar për rritjen e qarkullimit të bizneseve për këtë vit.
Ai ka bërë me dije rritja e qarkullimit të bizneseve në 4 vitet e fundit ka ndodhur vetëm për shkak të inflacionin.
Në profilin e tij në “Facebook”, zyrtari i LDK-së ka ironizuar me shpjegimin e Muratit.
“Nuk mujta pa reagu. Edhe kesha shumë. Deputeti i paska marrë shembuj kafet (kafja nuk është produkt i domosdoshëm), për me e shpjegu fuqinë blerëse. Një pyetje e kam për deputetin. Me këtë “logjikë”: a i bjen që tash në vend të 100 bukëve, po i blejmë veç 50 (po ushqehemi më pak), ose në vend të 100 litrave qumësht, po i blejmë vetëm 50 litra qumësht (nuk po i ushqejmë mjaftushëm fëmijët) ??? Rritja e qarkullimit të biznesve në 4 vitet e fundit, ka vetëm një shpjegim: INFLACIONI”, ka shkruar Rukiqi
Poashtu i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.
Bajrami ka thënë se “rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike”.
“Nëse ai nuk pajtohet me këtë, le të na tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre.Ju tregoj unë: qarkullimi i kompanive që merren me tregtinë e energjisë. Dhe për këtë, meritat i takojnë Hekuranit me shokë, se këmbë e kokë janë të përfshirë” shkruan Bajrami.
Reagimi i plotë:
Tregoni ekonomistit – interpretues të kushtetutës se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike. Nëse ai nuk pajtohet me këtë, le të na tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre.
Ju tregoj unë: qarkullimi i kompanive që merren me tregtinë e energjisë. Dhe për këtë, meritat i takojnë Hekuranit me shokë, se këmbë e kokë janë të përfshirë.
Nëse nuk pajtohet me faktet dhe konceptet, unë jam gati për përballje veç le ta cakton kohën dhe vendin.
🔙 Kthehu