Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vonesa në Qeveri: Zëvendësministrat e rinj dhe drejtorët priten brenda dy javësh, flet Mickoski

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 18:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vonesa në Qeveri: Zëvendësministrat e rinj dhe drejtorët priten brenda dy javësh, flet Mickoski
Edhe pse kanë kaluar dy muaj e gjysmë që nga rifreskimi i kabinetit qeveritar ku u bënë tetë ndryshime ministrash, procesi i plotësimit të vendeve për zëvendësministra dhe drejtorë të ndryshëm institucionesh ende nuk ka përfunduar plotësisht. Megjithatë, kreu i ekzekutivit, Hristijan Mickoski, ka ripërsëritur se zgjidhjet përfundimtare do të zyrtarizohen në një kohë të afërt. “Unë përafërsisht e di se kush, ku dhe çfarë kështu që duhet edhe një herë si koalicion të ulemi dhe ti konfirmojmë. Në periudhë prej një jave apo dy do të ndodhë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Pozitat e zëvendësministrit të Kulturës dhe atij të Politikës Sociale mbetën të lira pasi ish-zyrtarët e deritanishëm, Sedat Sulejmani dhe Gjoko Vellkovski, u lartësuan në detyrën e ministrit. Krahas këtyre resorëve, paralajmërime për lëvizje dhe emërtime të reja ka pasur edhe për postet drejtuese e zëvendësdrejtuese në institucione të ndryshme. Pavarësisht kësaj, deri më tani nuk është bërë publik asnjë emër konkret. Nga koalicioni VLEN bëjnë me dije se ende po zhvillohen analizat dhe konsultimet e nevojshme. “Procesi i rikonstruimit do të vazhdojë edhe në eshalonin e dytë. Jemi duke shqyrtuar pozitat në kuadër të marrëveshjes së koalicionit dhe, aty ku vlerësohet se ka nevojë, do të propozojmë ndryshime edhe te drejtorët dhe zëvendësdrejtorët. Tani për tani ende nuk i kemi formalizuar emrat”, thonë nga VLEN. Kujtojmë se më 13 korrik, Kuvendi dha dritën jeshile për ndryshimet e fazës së parë. Kabineti qeveritar u pasurua me emrat e rinj: Jeton Shasivari në Drejtësi, Agon Ferati për Marrëdhëniet mes Bashkësive, Borçe Serafimovski në Bujqësi, Sasho Klekovski në Shëndetësi, Gjoko Vellkovski në Politikë Sociale, Ivan Stoillkoviq për Vetëqeverisje Lokale, Sedat Sulejmani në Kulturë, si dhe Erxhan Demir në cilësinë e ministrit pa portofol.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar