Dështon tentativa e fundit për konstituimi të Kuvendit
Publikuar më: 27-07-2025 01:03
Për here të 54-të me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.Në sallë ishin të pranishëm 103 deputetë, 56 deputet votuan për, dhe 0 abstenime.Kjo ishte tentative e fundit për konstituimin e legjislaturës së re, përpara se të skadojë afati kushtetues 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.Gjykata ka vendosur masë të përkohshme, e cila ndalon çdo veprim dhe vendim të deputetëve të zgjedhur, duke filluar nga 27 korriku 2025, derisa të merret një vendim i ri.“Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana të interesit publik që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore… dhe ndalimi i çdo vendimi pas 26 korrikut është në interes publik”, thuhet në vendimin e publikuar.
🔙 Kthehu