Dështon edhe farsa e fundit në Kuvend, Kurti s’i ka 61 vota, nga nesër në fuqi ndalesa e Gjykatës për deputetët

Publikuar më: 27-07-2025 01:03
Ka dështuar edhe seanca e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet sonte pak para përfundimit të afatit kushtetues.Kjo seancë është përcjellë me disa përpjekje për fjalime nga PDK e LDK, të cilat janë përcjellë me zhurmë nga deputetët e LVV-së të cilët kanë folur nga vendet.Dehari si çdo seancë, ka drejtuar seancën teknikisht sipas udhëzimeve partiake, gjë që ka çuar në dështim të konstituimit.Sonte në orën 00:00, hyn në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon çfarëdo veprimi nga deputetët deri me datën 8 gusht.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu