Sport
Tensioni përfshin finalen e Superkupës në Rahovec: Ndeshja ndërpritet para mbylljes së pjesës së parë
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja finale për Superkupën e Kosovës në basketboll mes skuadrës së Trepçës dhe asaj të Bashkimit është ndërprerë dramatikisht, kur kishin mbetur edhe dy minuta e 38 sekonda për t'u mbyllur gjysma e parë e takimit.
Vendimi për ndërprerjen e lojës erdhi nga gjyqtari kryesor Xhelal Mumini, i cili akordoi një gabim teknik ndaj Arian Azemit, pasi ky i fundit shfaq pakënaqësi dhe protestoi ashpër ndaj një vendimi për faull.
Pas këtij episodi, situata në palestrë u tensionua menjëherë, duke detyruar ndërprerjen e lojës si pasojë e hedhjes së sendeve të ndryshme në parket nga ana e grupit të tifozëve "Arpagjik't".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: