Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Nga “Messi kroat” te lojtari pa skuadër: Historia e dhimbshme e talentit që dështoi të shkëlqente te Barcelona

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga “Messi kroat” te lojtari pa skuadër: Historia e dhimbshme e talentit që dështoi të shkëlqente te Barcelona
Në moshën 16-vjeçare, ai konsiderohej si “Messi kroat”, një epitet ky që ndezi menjëherë garën mes skuadrave më prestigjoze evropiane për sigurimin e shërbimeve të tij. Klubi i Barcelonës arriti të mposhtë konkurrencën e fortë të gjigantëve të tjerë, duke e transferuar atë për një shifër miliona eurosh nga rradhët e Dinamo Zagrebit. Bëhet fjalë për Alen Haliloviq, mbi të cilin kishte pritshmëri astronomike, megjithatë trajektorja e karrierës së tij mori një kthesë plotësisht të papritur. Haliloviq regjistroi vetëm 28 minuta lojë me fanellën e katalanasve, të shpërndara në një duel të vetëm të Kupës së Mbretit kundër Elches, duke mbetur kjo paraqitja e tij e vetme zyrtare me ekipin e parë. Gjatë vitit 2016, ai nisi një lëvizje nomade nëpër kontinentin e vjetër, duke u transferuar fillimisht te Hamburgu, e më pas duke kaluar te Sporting Gijoni, Las Palmasi, Milani, Standard Liege, Heerenveen, Birmingham City, Reading, Rijeka dhe së fundmi te Fortuna Sittard. Një numër i madh fanellash dhe ndryshime të shpeshta për një futbollist që dikur shihej si protagonist absolut i fushës. Megjithatë, skenari ka qenë i njëjti në çdo stacion të karrierës së tij: ndonjë paraqitje premtuese e ndjekur menjëherë nga mungesa e theksuar e vazhdimësisë. Aktualisht, Haliloviq është 30 vjeç dhe po përballet me statusin e lojtarit pa ekip. Rrugëtimi i tij sportiv nuk e preku kurrë potencialin e vërtetë që premtonte, ndërsa qershorin e kaluar, pas përfundimit të kontratës me klubin holandez Fortuna Sittard, ai mbetur zyrtarisht lojtar i lirë, duke kaluar të gjithë periudhën e verës pa gjetur një angazhim të ri. Në këtë fazë të karrierës së tij, kur teorikisht do të duhet të ishte në kulmin e pjekurisë sportive, ai gjendet në situatën ku shpreson në një ofertë të mundshme për t'u bashkuar me ndonjë klub si lojtar i lirë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar