Sport
Totti kritikon hapur Dybalan për fanellën me numrin 10: Nuk mjaftojnë vetëm pak ndeshje të mira
Reklamë e Sponsorizuar
Në kuadër të një interviste për “Corriere dello Sport”, dhënë me rastin e 50-vjetorit të tij, ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka bërë një bilanc të karrierës së tij, duke e hedhur vëmendjen edhe te situata aktuale e skuadrës verdhekuqe.
Gjatë bisedës, legjenda e klubit roman nuk i ka kursyer ironitë dhe thumbimet ndaj sulmuesit argjentinas Paulo Dybala, i cili aktualisht mban veshur fanellën e famshme me numrin 10.
Sipas Tottit, ky numër historik dhe simbolik në kryeqytetin italian nuk mund t'i besohet një futbollisti vetëm sepse ai ka shkëlqyer në një numër të kufizuar takimesh.
“Numri 10 për Dybala-n? Nuk i jepet dikujt numri 10 vetëm sepse ka luajtur mirë në pesë, gjashtë apo shtatë ndeshje. Gjithmonë kam thënë se duhet ndërtuar një rrugëtim që i mundëson një lojtari të rëndësishëm të qëndrojë te Roma për një kohë të gjatë. Nuk ka numra 10 të përkohshëm. Në fund, vendimi nëse do t’i jepet numri 10 Dybala-s, Marco-s apo Luca-s, i takon klubit”, u shpreh Totti.
Pavarësisht deklaratave të bujshme dhe polemizuese të ish-kapitenit, deri më tani sulmuesi argjentinas i Romës ka preferuar të ruajë heshtjen, duke mos dhënë ende asnjë reagim zyrtar apo publik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: